Trajkoviç: Veriun e Kosovës e kontrollojnë shërbimet informative edhe mafia - ja emrat

Lajme

Trajkoviç: Veriun e Kosovës e kontrollojnë shërbimet informative edhe mafia - ja emrat

Nga: F.B Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:02
Trajkoviq

“Serbët e veriut të Kosovës përherë kanë qenë të lidhur me shërbimet e sigurisë nga Beogradi, që kanë gjetur mënyrë për të i kontrolluar, përderisa ne në jug të Ibrit ishin të lidhur me Kishën që na ka ndihmuar të mbijetojmë”, ka thënë Rada Trajkoviç kreu i Lëvizjes evropiane serbe në programin e mëngjesit në TV “Nova”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Ajo ka sqaruar se tash veriun e Kosovës e kontrollojnë nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiç që sipas fjalëve të saj “edhe në dokumentet e BIA dhe në librin e bardhë njihet si persona i përfshirë në qarqe kriminale”

 “Shikoni ë nuk pat asnjë protestë kur u vendos që veriu i Kosovës të kyçet në sistemin energjetik, protesta që bëheshin kur iu hiqeshin përgjegjësitë dhe institucionet e shtetit të Serbisë. Shihet se çdo gjë është nën kontroll, ashtu si Vuçiq është akorduar me Gjermaninë”i tha ajo.

Trajkoviç sqaroi se tash edhe serbët e Kosovës duhet të paguajnë rrymën dhe të kenë përgjegjësi për institucionet e Prishtinës.

Ajo vlerësoi se administrata e re amerikane do të vazhdojë të ndjek hapin e presidentit të deritashëm Tramp  me qëllim që të zvogëloj kundërshtimet ndaj Serbisë në Amerikë dhe armiqësinë ndaj Amerikës në Serbi.

Lidhur me kthimin e Ollbrajt në politikën amerikane, ajo u shpreh se shume gjëra kanë ndryshuar dhe as serbët as Ollbrajt nuk është e njëjta dhe nuk ka argumentet që kishte përpara.

“Kam informacione se lidershipi shqiptar ka humbur besimin që kishte brenda BE-së pas aksioneve terroriste në Kosovë edhe Shqipëri dhe hetimet për krimet të luftës. Amerikanët gjithnjë e më hapur flasin për jo-përgjegjësinë e liderëve ndaj pandemisë dhe krimeve që rrjedhin nga nacionalizmi i tyre. Gjithçka po shkon sikur liderët të lëshohen teposhtë me ujë, kur bëhet fjalë për qarqe perëndimore”, përfundoi Trajkoviç.

Problemi qëndron në faktin se Serbia nuk di çka kërkon në Kosovë. 

“Shteti ynë nuk është e vlefshëm e përcaktuar ku shkon, ka lindja a perëndimi. Kjo shihet nga qasja e Vuçiqit, ai një ditë është ortodoks e tjetrën protestant. Serbia në kuptimin e vlerës nuk është e përcaktuar dhe nuk di të rreshtohet. Nuk ka debat të shëndoshë se çfarë duam vetëm etiketojmë ata që mendojnë ndryshe”, nënvizoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat