Evropa në bllokim para festave të fundvitit, Kosova paralajmëron lirim të masave

Lajme

Evropa në bllokim para festave të fundvitit, Kosova paralajmëron lirim të masave

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Një numër vendesh evropiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo-thelbësore, teatrot dhe palestrat.

Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të infektuarve ka arritur në nivele rekord.

Franca ka lehtësuar disa masa por megjithatë shumë kufizime do të mbesin në fuqi pasi numri i të prekurve nga sëmundja COVID-19 është akoma i lartë.

Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve gjatë pandemisë.

Javët e fundit, qeveritë e vendeve evropiane janë përballur me dilema të vështira nëse duhet të lehtësojnë kufizimet për periudhën e pushimeve.

Por, vala e fundit e të infektuarve në disa vende i ka shtyrë qeveritë të ndalojnë planet për të zbutur rregullat.

Në anën tjetër, në Kosovë është paralajmëruar se mund të ketë lirim të masave të COVID-19 për fundvit ku pritet të zgjatet orari i lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat