Çoviç: Nuk besoj se Albright do të kyçet në bisedime – Serweri është i parëndësishëm

Lajme

Çoviç: Nuk besoj se Albright do të kyçet në bisedime – Serweri është i parëndësishëm

Nga: F.B Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:50
Nebojsha Çoviç

Ish-kreu i Qendrës së dikurshme koordinuese për Kosovën Nebojsha Çoviç, ka deklaruar për “Novosti” se “është mirë që Madeleine Albright di gjuhën serbe dhe që ka jetuar në Serbi, por kjo tek ajo ka nxitur kundër-efekt, sepse “nëse shikohet nga kjo distancë kohore çfarë ka bërë ajo, kjo tek ajo nuk ishte plus”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas Çoviç, është shumë e qartë se ajo ka pasur "ndonjë frustrim në rini, kur ne jemi në pyetje, pasi vepron ashtu, duke akuzuar indirekt për veprimet e saj".

"Nuk besoj se ajo mund të kyçet në bisedime. Është e mundshme që të jetë dikush nga garnitura e saj sepse ajo ka kompaninë e vetë, por ai nuk do të jetë dikush i neolit të lartë”, mendon ai.

Sipas tij “çdo gjë që tash shohim ka nisur nga njerëz që për katër vite kanë qenë në abstenim dhe që kanë mbetur të robëruar nga rrethanat dhe mendimet e viteve 90-ta”.

Ndërsa, lidhur me atë se sa mund të ndikojë në vendime të Uashingtonit me qëndrimet e veta eksperti amerikan Daniel SerWer, Çoviç konsideron se ai është i parëndësishëm.

"Ai është plotësisht i parëndësishëm, Serwer nuk është në pozitë që të mund të bëjë presion, e presione gjithsesi do të ketë. Ne e dimë kush është ai, vetë ka deklaruar se ai nuk ishte për bombardime – e bash faleminderit i qoftë”, tha Çoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat