Vjosa Osmani therrë në sy për Daçiqin: 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku!

Lajme

Vjosa Osmani therrë në sy për Daçiqin: 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku!

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Daçiq dhe Osmani

Ivica Daçiq, tashmë kryetar i Kuvendit të Serbisë në një deklaratë televizive ka folur kundër u.d e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

I ftuar në programin e mëngjesit ne TV Happy, ai tha për Osmanin se për çdo gjë është kundër, kur flitet për Serbinë.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiq, teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, shtoi ai.

Daçiqi ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë që pritet të mbahen së shpejti. I cili tha se pret që serbët të dalin më të fortë dhe më të bashkuar në këto zgjedhje, duke shtuar se në Kosovë është krijuar një praktike që sa herë ka bisedime me Serbinë dhe që është afër të arrihet ndonjë marrëveshje, në Kosovë shpallen zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat