“Ai që dëshiron të na rrëmbejë Kosovën, ai dëshiron që mos të ekzistojmë”

Lajme

“Ai që dëshiron të na rrëmbejë Kosovën, ai dëshiron që mos të ekzistojmë”

Nga: F. B. Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:57
Peshkopi

Peshkopi i Baçkës duke fol për situatën në Serbi dhe regjion tha se “Ai që dëshiron të na rrëmbejë Kosovën, ai dëshiron që mos të ekzistojmë. Ai që do të na marr territorin, nuk e di vetëm Kosovën ai do të gjithë ne. Ai do që ne mos të jemi, ndërsa Kosova është vetëm fillimi, prej kësaj doli edhe thirrja ‘Kosova është zemra e Serbisë – që godet thelbin. Nëse pranojmë të na marrin Kosovën do të zhdukemi nga kjo tokë”, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Këtë sipas gazetës serbe e tha peshkopi Irinej (Buloviç) lidhur me luftën e vështirë të Serbisë dhe popullit serb për Kosovën.

Ky klerik i Kishës ortodokse Serbe opinionit vendor ia shprehu këndvështrimin për situatën dhe çështjet më aktuale në Serbi dhe për popullin serb në tërësi.

“Përjetimi i Kosovës si e shenjtë, betimi i tokës serbe për gjeneratat e reja mund të themi është akoma më i fuqishëm se për gjenerata e kaluara. Kjo na trimëron shumë dhe unë aty shoh bekimin e Zotit dhe përmbushjen shpirtërore për luftë edhe më të madhe për të shenjtat dhe popullin tonë në Kosovë”, tha ai.

Ai me këtë rast përkujtoi fjalët e patriarkut Irinej:

“Kosova mund të rrëmbehet, të okupohet sikur që është tash, por Serbia kurrë nuk do të thotë: ne po e falim, Sepse ajo që falet humbet përgjithmonë e ajo që rrëmbehet me forcë një ditë mund të kthehet” tha peshkopi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat