Historiani serb Antiç: Edhe Kostiç edhe peshkopi Gregorije kanë shumë pak të drejtë për pasuar politikën e tyre rreth Kosovës

Lajme

Historiani serb Antiç: Edhe Kostiç edhe peshkopi Gregorije kanë shumë pak të drejtë për pasuar politikën e tyre rreth Kosovës

Nga: F.B Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:40
Prishtina

Kosova përherë do të jetë serbe në një kuptim që nuk mund të fshihet sepse është identitet ka thënë për “Kosovo-online” historiani Çedomir Antiç që shprehet se këtë çështje nuk duhet të iu lihet pasardhësve por në mënyrë demokratike të merret vendimi dhe të merret përgjegjësia, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

"Debati mes njërit prej mjekëve tanë më të njohur që ka ligjëruar në Kolumbi dhe është akademik dhe një nga peshkopët tanë më të shkolluar të moshës së re rreth një çështje që nuk është aspak e fushëveprimit të tyre për çka nuk e kanë menduar dhe për të cilën flasin në nivelin e parullave , nuk është aspak në rregull” tha Antiç duke komentuar polemikën mes akademikut Kostiç dhe peshkopit Gregorije se a është Ksoova serbe.

"Kemi peshkopin që po përgatitet për karrierë politike dhe një shteti që megjithatë ka kushtetutë demokratike dhe shkon në zgjedhje të i vendos alternativë sikur jemi autokraci sipas modelit të Malit të Zi të Gjukanoviqit. Nga ana tjetër kremi kreun e Akademisë Serbe që nuk ka nxjerr asnjë qëndrim të përbashkët për Kosovën dhe që është distancuar nga ai memorandumi që kinse ende nuk është kryer dhe për të cilin askush nuk ishte gati të qëndrojë prapa tij, kur ishte e nevojshme” tha Antiç.

Ai përkujtoi se një shkencëtar i njohur botëror Noam Çomski e ka definuar statusin e Kosovës si çështjen dhe problemin më të madh, për të cilin si thane nuk debatojmë në institucione që nga Kuvendi te Akademia.

"A është në rregull që kreu i Akademisë të shprehet se Kosova është e humbur? Unë do të thosha se të dy palët nuk kanë të drejtë. Përkatësisht të dy palët kanë shumë pak të drejtë që të themi se duhet pasuar në politikën e tyre.“,tha Antiç.

Por në Serbi sipas tij nuk ka dëshirë objektive për të kthyer Kosovën.

"Po të kishim dëshirë dhe forcë në Serbi do kishte mijëra njerëz që mësojnë gjuhën shqipe që të mund të jenë shërbyes në Gjakovë a Prizren kur të çlirohet një ditë. Po të kishim atë dëshirë nuk do kishim mijëra njerëz që shkojnë në Greqi në verime, por do shkonim në mjediset serbe në ato vende të mrekullueshme ku është krijuar shteti serb. Ne këtë nuk e kemi, kemi disa intelektual që kryesisht shkojnë nga Beogradi me fëmijë në Rahovec, pastaj kthehen këtu e shkojnë në Londër me harxhime të Soroshit” tha Antiç.

Këtë çështje nuk duhet të ua lëmë pasardhësve por në mënyrë demokratike të vendosim çfarë duam dhe të pranojmë përgjegjësi.

"A është Kosova serbe? Jo nuk është, sepse shqiptarët atje janë shumicë, sikur Vojvodina që nuk është hungareze. Por a është Kosova shqiptare edhe e pavarur –nuk është. Poeti ynë më i madh ka thënë:Nëse nuk është e jona mos të na e kërkojnë? Pse duan të marrin manastiret tona? Sepse në nivelin më të lartë shpirtëror është e jona edhe do të mbetet e jona “, përfundoi Antiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat