Në vitin 2020 në Aeroportin “Adem Jashari”, janë realizuar 8,878 fluturime më pak se në vitin 2019

Lajme

Në vitin 2020 në Aeroportin “Adem Jashari”, janë realizuar 8,878 fluturime më pak se në vitin 2019

Më: 14 janar 2021 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari ‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767.

Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350.

Kjo shënon një rënie në numër të udhëtarëve prej -53.50% krahasuar me vitin 2019 ndërsa një rënie në numër të fluturimeve prej -51,17%. Megjithatё, ANP ‘Adem Jashari’ ka pasur njё performancё qё e liston nё top listen e aeroporteve me performancё tё mirё pёrkundёr pandemisё.

Një rënie e tillë në numër të fluturimeve dhe udhëtarëve vjen si pasojë e pandemisë Covid-19.

Në destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 janë: Zvicra 41,41%, Gjermania 31,87%,Turqia 13,14%, Austria 5,10%, Mbretëria e Bashkuar-UK 3,53%, Suedia 1,74%, Belgjika 1,42% etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat