Jo vetëm Petkoviq, por edhe ish ministri serb nuk u lejua ta vizitojë Kosovën

Lajme

Jo vetëm Petkoviq, por edhe ish ministri serb nuk u lejua ta vizitojë Kosovën

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:29
Rasim Ljajiq

Jo vetëm drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, por edhe ish ministri serb nuk u lejua të hynte në Kosovë gjatë kësaj të shtune.

Ish-ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Ljajiq, nuk po ndalet së rrëfyeri momentin se si të shtunën nuk u lejua të hynte në Kosovë.

Ljajiq tha se në Jarinje u la të priste dy orë pasi s’i besonin se s’ishte më ministër, ndërkaq në një intervistë tjetër për mediumin serb, ai ka rrëfyer se si, sipas tij, është trajtuar me mosbesim në pikëkalimin kufitar,

“Kur u përpoqa t’u shpjegoja atyre se nuk isha më në Qeveri, pashë një burrë duke qeshur me mosbesim. Sinqerisht, nuk kam qeshur, sepse kam qëndruar në veturë për dy orë dhe kam pritur, dhe në fund më është dashur të kthehem” tha Ljajiq.

“Padyshim, ata nuk e kanë azhurnuar sistemin e tyre, kështu që unë jam akoma atje si ministër dhe zv / kryeministër,” tha ai paraprakisht.

Rasim Ljajiq, ish-ministër i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë dhe kryetar i SDPS-së, u ndalua të kalonte në territorin e Kosovës të shtunën, kur ai kishte tentuar të shkonte në Mitrovicën e Veriut për ta përkujtuar përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat