Drecun reagon ndaj Haradinajt: Po punojnë për ‘Shqipërinë Natyrale’

Lajme

Drecun reagon ndaj Haradinajt: Po punojnë për ‘Shqipërinë Natyrale’

Nga: F. B. Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:55
Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Milovan Drecun ka deklaruar për “Kosovo-online”se Ramush Haradinaj ka thënë atë që është qëllim afatgjatë strategjik jo vetëm i partive politike shqiptare  në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe ajo është projekti i “Shqipërisë së Natyrale”, transmeton “Bota sot”.

"Haradinaj mori guximin, me gjasë për nevoja politike që ka në zgjedhjet që pasojnë që hapur të thotë atë që mendojnë të tjerët. Nëse keni parasysh Kurtin dhe Vetëvendosjen po ashtu thonë se angazhohen për Shqipërinë e Madhe, atëherë situata bëhet e qartë dhe kjo që Haradinaj ka thënë tregon shkallën e rrezikut të stabilitetit në regjion nga veprimet shqiptaro-mëdha”, tha ai.

Ai ka shtuar se kjo përbën kërcënim me luftë të përgjithshme në Ballkan, sepse Shqipëria e madhe përfshin përveç territorit të Serbisë edhe pjesë të Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe Greqisë.

"Nëse do vjen te referendumi dhe shpallja e bashkimit formal mes Kosovës edhe Shqipërisë, atëherë edhe shqiptarët në vendet tjera do trimërohen të nisen asaj rruge. Kjo është rrezik real për regjionin, kërcënimi është shumë serioz sepse kjo nuk është tregim i fushatës parazgjedhore por punë sistematike në realizimin e saj”, tha Drecun.

Sipas Drecun me këtë tregohet pse bisedimet mes Beogradit e Prishtinës janë të pasuksesshme dhe pse Prishtina i frikësohet krijimit të Asociacionit.

"Kjo tregon se Prishtina në periudhën e ardhshme kryekëput do të përpiqet të marr njohjen nga Beogradi dhe se nuk i intereson asnjë lloj zgjidhje kompromisi dhe rruga e saj u drejtua në drejtimin tjetër-bashkimin me Shqipërinë. Këtë e dëshmojnë edhe hapat që viteve të fundit kanë ndërmarr Prishtina e Tirana në të gjitha fushat, politike, ekonomike, diplomaci të përbashkët dhe kanë biseduar edhe për një president”, tha Drecun.

Kur i shtohet edhe përpjekja që edhe komunat e jug-qendrës së Serbisë Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të bëhen pjesë e bisedimeve mes Prishtinës edhe Beogradit dhe zgjidhjes përmes marrëveshjes në Bruksel të çështjes së Luginës atëherë bëhet e qartë “me qëllimin që kishte UÇK, një nga komandantët e të cilës ishte Haradinaj dhe ajo është bashkimi i të gjitha territoreve etnike shqiptare".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat