Gjorgjeviç: Të anulohen marrëveshjet me Kosovën

Lajme

Gjorgjeviç: Të anulohen marrëveshjet me Kosovën

Nga: F. B. Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:55
Ilustrim

Kreu u Lëvizjes Çlirimi, Mlagjan Gjorgjeviç ka vlerësuar se baza e pozitës serbe bë lidhje me Kosovën duhet të jetë insistimi në rezolutën 1244 dhe refuzimi i ndryshimit të saj dhe ky nuk është qëndrimi i pushtetit në Beograd, shkruan “Nova.rs”, transmeton “Bota sot”.

“Kur SNS erdhi në pushtet me parullën se do ta kthejë Kosovën nën serbi. Atë vit shteti serb ishte komplet i pranishëm në veri të Kosovës. Sot 9 vjet pas, ne nuk kemi asnjë atribut të shtetësisë serbe në Kosovë”, tha Gjorgjeviç  në konferencën “A mund të shpëtohet Kosova serbe” që u organizuar nga agjensioni federal rus “Regnum”.

Lëvizja që ai drejton, sipas tij konsideron se duhet të anulohen të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar pushteti me “pushtetin ilegal në Prishtinë, që drejtohet nga njerëz që janë dënuar në Serbi për krime lufte, ndërsa tash i ngarkon edhe bashkësia ndërkombëtare”.

“Tri gjëra kyçe e pengojnë Vuçiqin që të njeh Kosovën, rezoluta 1244 garant i së cilës është Rusia, Kisha Ortodokse Serbe e cila në tre kuvende të fundit kundërshton pranimin apo ndarjen e Kosovës dhe populli serb që me shumicë është kundër marrëveshjes”, tha ai.

Gjorgjeviç vlerësoi se Vuçiq zvogëlon rëndësinë e rezolutës dhe “tenton të e rrëzoi”, ashtu që Serbia të përlahet me Rusinë, duke u përpjek të ndikoj në zgjedhjen e Patriarkut dhe të shtrijë defetizmin mes popullit duke fol se Kosova është e humbur.

“Qëllimi përfundimtar i kësaj politike është që sponsorëve perëndimor ng Berlini dhe Uashingtoni të ju dorëzoj marrëveshjen juridike obliguese mes Prishtinës edhe Beogradit që do përfshinte anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo është politika e tradhtisë dhe kundër kësaj është shumica e popullit dhe ne luftojmë kudër kësaj”, tha Gjorgjeviç.

Ai ka shtuar se Rusia me qëndrim e fortë rreth rezolutës 1244 ndihmon popullin serb në atë punë dhe mbron jo vetëm rregullimin ndërkombëtar por edhe “miqësinë historike të popullit rus edhe serb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat