Vuçiq e vlerëson angazhimin e Lajçakut dhe qëndrimin e Sllovakisë për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës

Lajme

Vuçiq e vlerëson angazhimin e Lajçakut dhe qëndrimin e Sllovakisë për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:51
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi sot me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok, dhe vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve po përparon vazhdimisht.

Siç thuhet në njoftimin e zyrës së Vuçiqit, ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e Sllovakisë në çështjen e Kosovës dhe në integrimin evropian të Serbisë.

Vuçiç e njoftoi mysafirin me situatën në rajon dhe përshëndeti angazhimin e diplomatit sllovak Miroslav Lajçak si përfaqësues special i Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Ai përsëriti se Serbia është e përkushtuar për ta ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se do të vazhdojë ta ndjekë një politikë të paqes dhe bashkëpunimit në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat