Lajçak: Normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve mes Kosovës edhe Serbisë absolutisht është i mundshëm

Lajme

Lajçak: Normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve mes Kosovës edhe Serbisë absolutisht është i mundshëm

Nga: F.B Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:37
Miroslav Lajçak

I dërguari special i BE-së Miroslav Lajçak ka deklaruar se BE është e bindur se " Normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve mes Kosovës edhe Serbisë absolutisht është i mundshëm", shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Kjo është në interesin e tyre dhe të gjithë regjionit , natyrisht edhe në interes të BE-së po ashtu” tha i dërguari i BE-së për dialogun dhe Ballkanin , në pyetjen çfarë do të bëjë nëse nuk ka kompromis rreth kësaj çështje.

Lajçak theksoi se BE dhe Amerika " kanë bashkëpunim të gjatë edhe produktiv historik në Ballkanin perëndimor dhe në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës edhe Serbisë ".

"Ky bashkëpunim ka sjell rezultate të prekshme në vitet e kaluara, unë jam në kontakt me kolegët amerikan, ashtu që të përgatisim strategjinë dhe aktivitetet e përbashkëta dhe i gëzohem përtëritjes së afërsisë trans-atlantike” tha ai.

Në pyetjen si mund të vazhdojë dialogu mes Beogradit edhe Prishtinës kur dihet se qeveritë në Kosovë nuk ishin formuar shpejtë edhe lehtë, ai tha se mendon që “nuk është e mençur të fiksohet data”.

"Porosia e BE –së është e qartë : Përgatituni për të vazhduar dialogun , aty ku jemi ndal në dhjetor dhe sapo të merr qeveria e re detyrën. Unë jam po ashtu i gatshëm të udhëtoj përsëri në regjion të takojë biseduesit sapo të krijohen kushtet. BE qartë ka dëshmuar se nuk ka mënyrë tjetër përveç dialogut në rrugën evropiane të Kosovës edhe Serbisë. Nisur nga kjo vazhdimi i dialogut pa shtyrje të panevojshme është në interesin e të gjithëve ", tha Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat