Rrëfimi i ish-ushtares së UÇK-së: Iu bashkova si 17-vjeçare luftës, nuk e mendova vdekjen

Lajme

Rrëfimi i ish-ushtares së UÇK-së: Iu bashkova si 17-vjeçare luftës, nuk e mendova vdekjen

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:12
Ibadete Canolli-Kaçiu

Ibadete Canolli-Kaçiu, ishte një ndër ushtaret më të reja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo si 17-vjeçare veshi uniformën e UÇK-së për t’ia kthyer armën armikut.

Përveç si ushtare, ajo e ushtroi edhe profesionin si mjeke.

Ajo thotë se në asnjë moment nuk i është frikësuar vdekjes.

“Asnjëherë se kam menduar vdekjen, vrasjen që do të jem e rrezikuar me u kidnapu, nuk e di nga e kam marrë atë forcë, ndoshta sot nuk e kam”, ka thënë ajo për ATV.

Ajo tregon se cilën këngë e këndonin më së shumti në luftë.

“Kengën që më së shumti e kena këndu ka qenë ‘Moj Shqipni mos thuaj marova’”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat