Drecun: Serbia refuzon qëndrimin e Lajçak

Lajme

Drecun: Serbia refuzon qëndrimin e Lajçak

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Drecun

Kreu i Këshillit të Kuvendit për Kosovën, Milovan Drecun tha se optimizmi i Lajçak për vazhdimin e bisedimeve është bazuar në fakte të gabuara.

Ai njoftoi për takimin e sotshëm të Vuçiq me Listën Serbe në Kurshumli, ku do të bisedohet për situatën në Kosovë pas zgjedhjeve dhe harmonizimin e hapave të saj me Beogradin, pas deklaratave të Kurtuit rreth formimit të qeverisë.

"Situata është e pasigurt, a do të ketë vullnet të ftohet LS në formimin e qeverisë dhe rreth komunikimit të rregullt me serbët e Kosovës”, tha Drecun.

Pritet që në këtë takim të miratohet strategjia për veprim në periudhën e ardhshme u shpreh ai.

Drecun pret që administrata Biden të i kthehet kursit të demokratëve për presion të fuqishëm ndaj Beogradit  për të pranuar pavarësinë e Kosovës, që është vërejtur qysh në fushatë ku është thënë se ShBA pret njohje të ndërsjellë mes Kosovës edhe Serbisë.

"Ne duhet të refuzojmë njohjen e ndërsjellë dhe nuk kemi çfarë të flasim për pranimin”, tha ai.

"Problem është veprimi i harmonizuar mes Uashingtonit dhe Berlinit, gjë që është në kundërshtim me interesin shtetëror e kombëtar dhe njohja e Kosovës do të shkatërroj ardhmërinë e popullit serb dhe Serbisë dhe duhet ta kundërshtojmë”.

Uashingtoni dhe Berlini kanë qëndrim të harmonizuar veprimi se Kosova është çështje e mbyllur dhe Serbia duhet të pranojë, që për ne është e papranueshme.

"Po të ishte e mbyllur kjo çështje, ata do punonin pa ne, Kosova nuk mund të bëhet pjesë e OKB, andaj përpiqen të na detyrojnë të pranojmë atë”, tha ai.

"Kemi situatën kur thuhet se ka përparime rreth disa çështjeve gjatë 11 raundeve të bisedimeve, që nuk është ndonjë gjë e madhe dhe nuk ka përparim”.

Ai përmendi edhe çështjen e personave të pagjetur dhe Serbia po përmbush kërkesën e Prishtinës për hulumtim në vendet ku dyshohet se ka trupa të shqiptarëve, apo nuk bën të njëjtën në kërkesën e Serbisë për 5 lokacione në Kosovë, ku mund të ketë trupa të serbëve si p.sh. te Gjakova.

"Kur zgjidhen çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave edhe kapitalit, shqiptarët duan që bisedimet nga Bruksel të kalojnë në CEFTA, ku mund të imponojnë interesat e veta dhe përpiqen me Shqipërinë të arrijnë akordim dhe pastaj qëndrimet e tilla të insistojnë të i realizojnë në organizatë sipas asaj marrëveshje me Shqipërinë e jo me Beogradin”, tha Drecun.

Nisur nga kjo sipas Drecun nuk mund thuhet se ka përparim dhe “nga kjo shihet optimizmi i gabuar në fakte dhe kuptim të gjërave nga Lajçak”.

Ai përkujtoi se i dërguari i BE-së Lajçak ka deklaruar se “për asgjë nuk është marrë vesh nëse nuk është arritur marrëveshja për gjithçka”.

"Beogradi refuzon një qëndrim të tillë, por Lajçak ka shty anash asociacionin që dëshmon qëllimin e fuqive perëndimore që të realizohet vetëm ajo që shqiptarët flasin në mënyrë të orkestruar – për njohje të ndërsjellë”, përfundoi Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat