Arifi: Mustafa i ka ndarë mirënjohje Vuçiqit

Lajme

Arifi: Mustafa i ka ndarë mirënjohje Vuçiqit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:48
Shqiprim Arifi

Kryetari i Alternativës në Preshevë, Shqiprim Arifi, ka drejtuar akuza të rënda drejt ish-kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa.

Ai ka thënë se Mustafa është personi i fundit nga gjenerata e vjetër që po tenton të ndalojë ndryshimin në Komunën e Preshevës.

“Ragmi Mustafa jeton në një dhomë ku e dëgjon vetëm veten. Ai e ka hequr lapidarin e UÇPMB-së të cilin e ka vendosur vetë dhe pas një kohe të shkurtër i ka ndarë mirënjohje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kaq autokton është Ragmiu”, ka thënë Arifi në Kanal10.

Arifi ka thënë se ish-kryetari Mustafa, nuk ka arritur që për 12 vite të sigurojë as ujë të pijshëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat