Ish-ministrja e Arsimit publikon foto me mësuesen Hajrije dhe Blerta

Lajme

Ish-ministrja e Arsimit publikon foto me mësuesen Hajrije dhe Blerta

Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka uruar 7 Marsin, ditën e mësuesit.

Shahini ka postuar një fotografi me mësuesen e parë të saj, si dhe me shoqen e klasës, e cila tani është edhe ajo mësuese.

Postimi i plotë i Shahinit:

Blerta dhe unë kemi qenë nxënëse të mësueses Hajrie, nga 1988 deri më 1992. Në këtë periudhë, Kosovës iu hoq autonomia brenda Jugosllavisë dhe u rrit represioni serb deri në mbyllje të shkollave shqipe. Sfida e Hajrijes dhe mësuesve të tjerë të asaj kohe ishte krijimi i një normaliteti në shkollat shqipe që punonin “ilegalisht” pa financim, të shtypura nga regjimi represiv serb, me mësues dhe nxënës që përndiqeshin dhe burgoseshin për pjesëmarrje në sistemin paralel të arsimit shqip në Kosovë.

Blerta pas luftës kreu studimet për mësuesi dhe u bë ndër mësueset më të mira të qytetit. Sfida e saj e madhe ishte krijimi i një normaliteti të ri për nxënësit e Kosovës në fillim të pandemisë COVID-19, duke qenë pionere e mësimit të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës.

Si Hajria dhe Blerta janë të gjithë mësuesit shqiptar, ne Kosovë, Shqipëri, rajon dhe diasporë, që kanë sakrifikuar shumë ndër vite për të zhvilluar dhe çuar para arsimin shqip.

Të dashur mësues, gëzuar 7 Marsin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat