​Ndahet nga jeta tekniku medicinal Liman Shala

Lajme

​Ndahet nga jeta tekniku medicinal Liman Shala

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:51
​Ndahet nga jeta tekniku medicinal Liman Shala

Sot është ndarë nga jeta tekniku medicinal Liman Shala, i cili ka shërbyer në Spitalin e përgjithshëm Mitrovicë deri në vitin 1993 kur edhe ishte përjashtuar me dhunë nga puna.

Lajmin e bëri të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës me ç’rast i ka i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

“Shaka gjatë viteve 1998-1999 dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së pranë brigadës 113 Muje Krasniqi, ku u kishte dal në ndihmë të plagosurve dhe të sëmurëve të zonës së Drenicës.

Ishte person i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat