BE: Është koha të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi

Lajme

BE: Është koha të përmbyllet dialogu Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Me rastin e 10 vjetorit të fillimit të dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit me ndërmjetësim të BE-së, në Bruksel theksojnë se procesi gjatë dekadës së shkuar ka sjellë “ndryshime thelbësore” kur bëhet fjalë për jetën e përditshme në rajon, shkruajnë mediat serbe, transmeton “Bota sot”.

"Pas 10 viteve të dialogut, është koha që të shkohet përpara dhe procesi të sillet tek fundi i suksesshëm”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano përkujton se përfaqësuesi special i BE-së Lajçak, javën që shkoi ishte në Prishtinë edhe Beograd dhe nga të dy palët mori bindjen për dëshirën dhe angazhimin në procesin e normalizimit , ku ndërmjetëson BE.

"Tash po punojmë intensivisht me të dy palët në arritjen e marrëveshjes obliguese gjithëpërfshirëse të normalizimit. Vendet anëtare të BE-së preson q[ dialogu të vazhdojë sa më parë dhe të shohin Prishtinën edhe Beogradin të angazhuara në përfundimin me sukses të procesit sa më parë që mundemi”, tha Stano.

I pyetur nga gazetarët për të komentuar qëndrimin e zyrtarëve nga Prishtina përfshirë fituesin e zgjedhjeve Kurti lidhur me “Shqipërinë e Madhe”, Stano tha nga liderët politik dhe institucionet e reja të Prishtinës pritet të punojnë në ndërtimin e besimit dhe raporteve të mira fqinjësore.

Ai shtoi se Lajçak gjatë qëndrimit në Prishtinë “për gjithçka” ka biseduar me Kurtin.

"Ajo që presim është bashkëpunimi në regjion dhe intensifikimi i procesit të reformave të brendshme", tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së tha se për Brukselin ndryshimi i kufijve dhe ndërrimi i territoreve është “çështje e mbyllur ka herë”.

"Qëllimi kryesor i marrëveshjes mes palëve është marrëveshja obliguese juridike gjithëpërfshirëse që nënkupton stabilitetin regjional, të pranueshëm për të dy palët dhe në harmoni me parimet e BE-së. Të dy palët e dinë çka është e realizueshme e çka jo”, tha Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat