Dy heronjtë e ditës së sotme: Polici dhe roja i Komunës së Mitrovicës, e shpëtuan qytetarin që deshi të vetëvritej

Lajme

Dy heronjtë e ditës së sotme: Polici dhe roja i Komunës së Mitrovicës, e shpëtuan qytetarin që deshi të vetëvritej

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:01
Afrim Shyti dhe Labinot Selaci

Sot gjatë ditës, ka ndodhur një rast i rëndë në qytetin e Mitrovicës.

Një qytetar kishte hipur në kulmin e objektit të Komunës së Mitrovicës, dhe kërcënonte se do hidhje.

Mirëpo ato momente shumë qytetarë ishin mbledhur nga kureshtja dhe tentonin ta ndalnin të mos hidhej, në vendin e ngjarjes kishin dalur edhe Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit e Mitrovicës.

Mirëpo, dy persona arritën ta shpëtonin të mos hidhej duke arritur ta bindnin, të cilët u bënë edhe heronjtë e sotëm, polici Afrim Shyti dhe roja e Komunës Labinot Selaci.

Qytetari kishte kërcënuar se do të hidhej, pasi kishte mbi 20 vite që nuk i ishte ndërtuar shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat