15 vjet nga vdekja e Millosheviqit “kasapit të Ballkanit” – që u varros si kriminel pa ceremoni fetare

Lajme

15 vjet nga vdekja e Millosheviqit “kasapit të Ballkanit” – që u varros si kriminel pa ceremoni fetare

Nga: F.B Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:34
Slobodan Millosheviq

Sot bëhen 15 vjet nga vdekja e presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë, dhe të akuzuarit të Hagës për krime e gjenocid, Slobodan Millosheviq, që njihej si “kasapi i Ballkanit, që pas krimeve ndaj njerëzimit edhe gjenocidit “shkoi dhe u varros” nga kjo botë “tamam si kriminel”, pa përcjellje zyrtare e as fetare.

Thuhet se Milosheviq ka vdekur si pasojë e infarktit në qendrën e paraburgimit të Tribunalit të Hagës gjatë gjykimit për krime lufte kundër njerëzimit në Kosovë, Kroaci edhe gjenocid në Bosnje, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Millosheviq u dërgua në Hagë me aksionin rreptësisht konfidencial, për të cilin kanë ditur pak vetë, gjë që ka shkaktuar konflikte dhe trazira në Serbi, ashtu që Partia Demokratike bëhet subjekti i vetëm që dorëzoi presidentin e vendit në Hagë.

Të vetmet fjalë që i mbahen mend nga ajo ditë Millosheviqit ishin fjalët që i tha policëve që e dërguan në Hagë “E dini se sot është dita e Vidovdanit”, ndërkohë që ishte me pranga.

Pasi pushteti lokal në qytet dhe ai shtetëror në Beograd nuk i dhanë leje familjes dhe drejtuesve të SPS që Millosheviq të varroset në Beograd me nderime shtetërore, ai u varros në oborrin familjar në Pozharevc në shtëpinë e Mira MArkoviç bashkëshortes së tij.

Varrimi sipas “Kurir” është kryer në mbrëmje, pa asnjë ceremoni fetare, nuk ka marr pjesë asnjë anëtar i familjes së ngushtë, siç thuhej për shkak se nuk morën garanci për siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat