Policia e Kosovës del me apel pas reshjeve të mëdha të borës

Lajme

Policia e Kosovës del me apel pas reshjeve të mëdha të borës

Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Po vazhdojnë reshjet e shumta të borës në Kosovë, me ç’rast Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë vozitësit për kujdes të shtuar.

Njoftimi i plotë:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME BORË DHE ME NGRICA!

21 mars, 2021

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat