Bilqik: Serbia e ka marrë seriozisht dialogun me Kosovën – e ardhmja e saj është BE e jo Kina

Lajme

Bilqik: Serbia e ka marrë seriozisht dialogun me Kosovën – e ardhmja e saj është BE e jo Kina

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:32
Vladimir Bilqik

Raportuesi për Serbi në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilqik, është shprehur se në takimin e sotëm ka pasur diskutime të rëndësishme, duke përfshirë atë të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Kërkojmë nga partnerët në Ballkanin Perëndimor që të koncentrohen rreth dialogut. Është me rëndësi për të theksuar se zgjerimi, perspektiva evropiane e këtij rajoni është me rëndësi”, është shprehur Bilqik.

“Pikat kyçe për raportin për Serbinë…angazhimin për integrime evropiane dhe për këtë ka pasur debat në parlament. Duam të shohim më shumë në reformat në drejtësi dhe rend dhe ligj. Duhet të bëhet më tepër para zgjedhjeve të tjera. Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit…me të vërtetë dua të them se kjo është fushë në të cilën kemi parë progres”.

“Partnerët në Beograd e kanë marrë dialogun seriozisht dhe janë duke punuar për arritjen e marrëveshje gjithëpërfshirëse që do ta çojë Serbinë drejt perspektivës evropiane”.

Bilqik ka thënë se ka një numër fushash në të cilat Serbia duhet të bëjë ndryshime.

“Një fushë e fundit ku mund të punojmë bashkë është siguria. Është me rëndësi që e ardhmja e Serbisë është evropiane, nuk është e ardhmja nga Kina. Ky është mesazh i qartë nga raporti 2019-2020. Duhet të bëjmë më shumë bashkë për në fushën e zgjerimit të BE-së”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat