Fjalët e fundit që Luran Ahmeti ia tha mikut të tij, para se të vdiste

Lajme

Fjalët e fundit që Luran Ahmeti ia tha mikut të tij, para se të vdiste

Më: 26 mars 2021 Në ora: 00:17
Luran Ahmeti

Aktori i njohur, Luran Ahmeti ka vdekur sot pas infektimit me COVID-19.

Miku i tij, Liridon Hetemi e ka kujtuar Ahmetin përmes një bisede të fundit që kishte zhvilluar me të para disa ditësh.

“Rregulloma bre qit telefon të shikoj futboll se më ka ra ky Covid e s'po rrihet spital !Fjalët e fundit të Luran Ahmetit, do të vij në Kosove dhe do të takohemi shumë shpejt për kafe, por nuk deshi Allahu shok m'u taku, por ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona. Ngushëllime familjes”, ka shkruar Hetemi në Facebook.

Aktori nga Shkupi është ndarë nga jeta në moshën 46 vjeçare.

Kujtojmë se Lurani ishte pjesë e serialit “O sa mirë”, i cili luajti rolin e profesorit të Historisë. Ai ishte pjesë edhe e disa serialeve turke.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat