I jepet lamtumira e fundit artistit Rasim Thaçi - Cimës

Lajme

I jepet lamtumira e fundit artistit Rasim Thaçi - Cimës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 07:33
Cermonia e varrimit

(E plotësuar 14:07) -  Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori i humorit Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerë si Cima.

Në praninë e familjarëve dhe të shumë dashamirëve, humoristit të ndjerë iu dha lamtumira e fundit në fshatin Vukoc të Komunës së Drenasit, që ishte edhe vendi i lindjes së aktorit tashmë të ndjerë.

Në mëngjesin e së shtunës pranë Teatrit Kombëtar u organizuan homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e komedianit.

Image

Aty krerë institucionalë, kolegë, bashkëpunëtore, qytetarë e familjarë bën homazhe pranë fotografisë së të ndjerit, duke i dhënë kështu respektin e fundit, para se të dërgohet në varrezat e fshatit Vukoc.

***

Në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit sot është varrosur humoristi Rasim Thaçi-Cima.

Ai vdiq dje si pasojë e COVID-19.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, kolegë e miq të tij.

Humoristi i shumë skeçeve televizive kishte disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.

Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj.

Image
Cermonia e varrimit
Image
Cermonia e varrimit

Fillon ceremonia e varrimit të Rasim Thaçit-Cimës

Ka filluar ceremonia e varrimit të humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Image
Cermonia e varrimit
Image
Cermonia e varrimit

Albin Kurti nderon aktorin Rasim Thaçi: Si fëmijë jemi rritur me Cimën

U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti së bashku kanë bërë homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit të shquar të popullit tonë së humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Konjufca theksoi se Rasim Thaçi-Cima gjithmonë do të mbahet mend dhe do të nderohen e kujtohet për humorin e tij të veçantë në kohën më të vështirë, të okupimit.

Konjufca: Humori i Cimës na dha buzëqeshjen edhe në kohën e zymtisë, të okupimit

“Rasim Thaçi ka qenë pjesë e pa ndashme e familjeve tona për dekada me radhë, sepse sidomos për ne që jemi të lindur në vitet e ’80-ta ka qenë e pa mundshme me pritë Vitin e Ri e Rasim Thaçi mos me qenë mysafiri ynë i pa shmangshëm. Ai ka bërë një humor që ka qenë shumë i veçantë, na ka shoqëruar dhe na ka dhënë buzëqeshjen edhe në kohën e zymtisë të okupimit. Prandaj, do të mbahet mend gjithmonë, dhe do të nderohen dhe kujtohet gjithmonë nga populli jonë. Vepra e tij është e pa harrueshme, dhe unë mendoj që edhe humori i ditëve të sotit, i cili është humor i natyrës popullore e që bëhet prej humoristëve tash të rinj është shumë i ndikuar prej asaj që në fund të viteve të 80-ta e bënin “Treshi përsheshi”. Prandaj, jemi këtu që ta nderojmë veprën e tij dhe ne në këtë mënyrë nuk i harrojmë artisët që në kohët më të vështira popullin tonë e ndihmuan që ta kalojë kohën e vështirë dhe po ashtu edhe okupimin”, theksoi Konjufca.

Varrimi i të ndjerit, Rasim Thaçi – Cima do të bëhet në vendlindjen e tij në Vukofc të Drenasit në orën 13:00, i cili dje ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

***

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe pranë fotografisë së aktorit Rasim Thaçi-Cima, të vendosur pranë Teatrit Kombëtar.

Ai së bashku me presidentin në detyrë dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun vendosen lule të freskëta për këtë lamtumirë të fundit dhe u përkulen me nderime dhe mall për Rasim Thaçin-Cimën.

Po ashtu shkruan përshtypjet e tyre në Librin e Kujtimeve.

Me këtë rast Kurti vlerësoi figurën e aktorit tashmë të ndjerë, duke thënë se Cima, pavarësisht se si ishte me disponim ai çdo here reflektonte gëzim për të tjerët.

Ndarjen e tij nga jeta e quajti të parakohshme dhe të padrejtë.

Kurti: Gëzimi i tij ka qenë guxim për të e për të gjithë ne

“Si fëmijë jemi rritur me Cimën dhe vetëm kur u rritëm dhe nuk ishim më fëmijë e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi. Gëzimin dhe humorin e tij e shtonte kudo e tërë kohën duke e ndarë me të tjerët. Ndërkaq neve tani na duhet që ta zvogëlojmë dhimbjen dhe pikëllimin për të duke e ndarë me njëri-tjetrin. Rasim Thaci-Cima mund të ketë qenë ndonjëherë i pakënaqur, mund të ketë qenë ndonjëherë edhe i palumtur, por ka qenë gjithmonë i gëzuar dhe gëzimi i tij ka qenë guxim për të e për të gjithë ne kur e takonim atë, në ekranet televizive apo në rrugët e kryeqytetit. Andaj për shkak të kësaj mënyre të jetesës së tij përplot gëzim, vdekja e tij përveçse e parakohshme na ngjan edhe e pabesueshme”, tha Kurti.

Varrimi i artistit që humbi jetën nga Covid-19, do të bëhet nga rrethi i tij i ngushtë familjar në fshatin e lindjen - në Vukovc, prej orës 13:00

Vazhdojnë homazhet/ Kurti, Konjufca, Çeku nderojnë artistin Rasim Thaçi

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë bërë homazhe në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, për artistin Rasim Thaçi-Cima.

Image
Kurti, Konjufca, Çeku

Bashkë me Konjufcën e Kurtin, ka qenë edhe Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

***

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 09:00 do të bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti dhe U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Homazhe pritet të bëjnë edhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore dhe sportive, si dhe qytetarë e familjarë të të ndjerit.

Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat