Për çfarë e kishte fjalën Vuçiqi kur paralajmëroi ndryshime? - Tregon presidentja e Komisionit Evropian

Lajme

Për çfarë e kishte fjalën Vuçiqi kur paralajmëroi ndryshime? - Tregon presidentja e Komisionit Evropian

Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:37
Aleksandar Vuçiq,Ursula von der Layen

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, publikoi një listë të temave të ndryshme që u diskutuan.

Ndër temat të cilat i diskutoi me Vuçiqin, ajo përmendi luftën kundër koronavirusit, procesin e pranimit në BE, dialogun dhe mbështetjen në ndërtimin e Hekurudha Serbi-Maqedoni Veriore.

“Jam e kënaqur që u takova me presidentin e Serbisë. Ne biseduam për luftën kundër koronavirusit, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e pranimit ku duhet të shohim ndryshime pozitive në shtetin e së drejtës, dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, ndërtimin e hekurudhës Beograd – Maqedoni e Veriut, të cilën ne jemi gati ta mbështesim”, shkroi Layen në Twitter.

Dje, presidenti i Serbisë njoftoi se me von der Layen do të diskutojë për realizimin e “projektit më të madh të infrastrukturës ndonjëherë”, ndërsa shtoi se ky projekt që do të financohet nga Bashkimi Evropian, do ta ndryshojë rrënjësisht Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat