Milivojeviç thotë se BE duhet të bëjë presion në Kosovë për dialogun me Serbinë

Lajme

Milivojeviç thotë se BE duhet të bëjë presion në Kosovë për dialogun me Serbinë

Nga: F.B Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:05
Zoran Milivojeviç

Diplomati Zoran Milivojeviç deklaroi në RTS se vizita e Vuçiq në Bruksel dëshiron që Ballkani në një apo mënyrën tjetër të bashkohet BE-së.

“BE duhet të zhbllokojë dialogun duke bërë presion ndaj Prishtinës që ka kërkesa maksimale dhe të ulë Kurtin në tokë, ashtu që të krijohen kushte për dialogun e kompromisit”, ka thënë ai, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, përshtypja e parë është se vizita e Vuçiq në Bruksel zhbllokoi procesin e euro-integrimit të Serbisë.

“Ka pauzë njëvjeçare që nuk do të ndodhë asgjë dhe kjo vizitë tregoi përcaktimin e BE-së dhe interesin që ky proces të nis”, tha Milivojeviç.

"Çështja e dytë me rëndësi është të zhbllokohet dialogu, duke pas parasysh se në Prishtinë janë formuar institucionet dhe së treti që mund të jetë i pari është funksionalizimi i korridorit 10 përmes hekurudhës", tha ai.

Pjesëmarrja e BE-së në projektin konkret përbën investim direkt, gjë që nuk kishim më herët kur flitet për objekte kapitale si është infrastruktura e hekurudhës dhe rrugës.

Kjo sipas Milivojeviç tregon se BE e dëshiron Ballkanin në një apo tjetër mënyrë t’i bashkohet BE-së.

"BE demonstroi interesin për regjion, më konkretisht se përpara duke i dhënë Serbisë rolin kyç, ndërsa Serbia me interesin e saj për dialog dëshmoi se është në rrugë evropiane”.

"Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë atë që insiston BE – në kapitullin 23 të sundimit të ligjit dhe harmonizimin e politikës së jashtme me atë të BE-së, ndërsa ata duhet demonstrojnë kthimin e politikës së zgjerimit”, tha Milivojeviç.

Ai nënvizoi se BE duhet të veproi edhe në Prishtinën për të krijuar kushte për dialog kualitativ.

"Çështja e dialogut sa na përket ne është e hapur. Prishtina edhe më tutje insiston në qëndrime maksimale. Nuk është përgjegjësia në palën serbe", tha Milivojeviç duke shtuar se BE duhet të zhbllokojë dialogun në mënyrën e drejtë dhe të bëjë presion ndaj Prishtinës dhe Kurtin ta ulë në tokë, ashtu që të krijohen kushte për dialog kompromisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat