Fëmijët kërkojnë lëmoshë në sheshet e Prishtinës, ja kush i sjell dhe çfarë bën Policia

Lajme

Fëmijët kërkojnë lëmoshë në sheshet e Prishtinës, ja kush i sjell dhe çfarë bën Policia

Nga: Bota sot Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kërkimi i lëmoshës në rrugë vazhdon të jetë një dukuri mjaft shqetësuese.

Pothuajse çdo kund në kryeqytet sheh fëmijë e të rritur me dorë të shtrirë, duke kërkuar lëmoshë.

Ata i takon në sheshe, rrugë, kafene e restorante.

Në sheshet e Prishtinës bie në sy numri i madh i tyre. E vëmendja më e madhe është tek fëmijët që kërkojnë lëmoshë e që janë në numër mjaft të madh, një gjë tejet shqetësuese.

Në këto foto të dërguara në redaksinë e gazetës “Bota sot”, sot gjatë ditës një fëmijë është sjellë në shesh për të kërkuar lëmoshë nga një i rritur, që mund të jetë dhe babai i tij.

Image
Image

Ai është lënë aty për të kërkuar, ndërsa personi i rritur është larguar.

Sipas lexuesit, derisa fëmija po qëndronte aty i ulur, vijnë policë të Kosovës të cilët flasin me të por duke mos kërkuar detaje se kush e ka sjellë aty.

Pavarësisht prezencës së tyre, ata heshtin ndaj këtij rasti duke mos reaguar për personin e dyshuar, si trafikant.

Image

Fëmija vazhdon të qëndrojë në vendin e tij në shesh, por pas pak ai ngritët dhe largohet në drejtim të personit që e ka lënë aty, derisa thërret dhe emrin e tij.Image

Më pas fëmijë kthehet sërish, këtë herë për të shitur krem banane në shesh.

Image

Pastaj, sipas lexuesit që ka dërguar dhe fotografitë, vjen dhe burri me një tjetër fëmijë dhe i zëvendëson ata që të rrinë në shesh, e njërin dhe e rrah.

Image
Image

Kjo është vetëm një pjesë e një dite për këta fëmijë që mund t’i shohësh çdo ditë në rrugës e Prishtinës.

Fatkeqësisht, ata janë aty dhe zgjasin dorën për të kërkuar para, derisa nuk dihet se nuk qëndron pas tyre e veprimi nga shteti shihet që mungon.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat