Gazeta e Podgoricës: Midis Malit të Zi porosia “serbët në shelgje”

Lajme

Gazeta e Podgoricës: Midis Malit të Zi porosia “serbët në shelgje”

Nga: F.B Më: 19 maj 2021 Në ora: 12:38
Ilustrim

Gazeta e Podgoricës “Vijesti”, ka shkruar se banorët e lokalitetit Donja Gorica kanë hasur në porosi së pari “kryqi” e pastaj edhe “rroftë – serbët në shelg”, që besohet të jenë shkruar nga ndonjë banor i atjeshëm, transmeton “Bota Sot”.

Në mure të vendbanimit Donja Gorica në Podgoricë gjatë dy ditëve të shkuara janë vërejtur grafite të shkruara shoviniste dhe porosi urrejtje ndaj serbëve.

Një nga banorët e këtij lokaliteti ka thënë për “Vijesti” se fillimisht ka pasur vetëm kryq ndërsa më pas edhe porosia “serbët në shelg”.

Po ashtu, sot në këtë lokalitet është vërejtur një tjetër grafit ku thuhet “Ju në Lovçen kurrë, atje për ju është Kosova”, pastaj më tutje “vdekje fashizmit” dhe ylli pesë krah dhe “serbët në shelg” dhe një tjetër yll.

Mësohet sipas gazetës “Vijesti” se policia ka dal në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas u njoftua policia komunale që ka gëlqeros këto porosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat