Pse Çun Lajçi e refuzoi Sali Berishën që me shpenzime të tij personale ta dërgoj jashtë shtetit për shërim? Tregon arsyen

Lajme

Pse Çun Lajçi e refuzoi Sali Berishën që me shpenzime të tij personale ta dërgoj jashtë shtetit për shërim? Tregon arsyen

Nga: N.Sh Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:34
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka reaguar sot, pas kritikave që ka marr pasi e publikoi darkën në Pulmologji, në klinikën e QKUK-së ku po qëndron i shtrirë që disa javë.

Atë e kanë kritikuar se po ankohet në spital, ndërsa Lajçi thotë se nuk po ankohet për vete, por për të gjithë pacientët që janë aty.

Ai thotë se, nuk po lyp favore, por veç ka treguar se në çfarë gjendje janë spitalet.

Ai ka thënë se e ka refuzuar edhe Sali Berishën i cili ka kërkuar që më shpenzime të tij personale ta dërgoj për shërim jashtë shtetit.

Postimi i plotë:

Jo, unë s’ankohem për vetën

Për pacientët po, se ata janë baballarët tuej, nanat tueja, motrat e vllaznia!

As për kujdesin e mjekve, as për shërbimin e infermierëve. T’pastruesve jo se jo, por për kushtët alarmante ne Pulmologji, sepse e keqja s’heshtët!

Unë s’lypa favore nga ju që m’thoni: Veç ti po ankohesh!

Po veç unë, por për pleqtë tuej që s’dinë me shkrua ankesa, e për juve që s’iu shkon askund fjala!

Unë s’di pse m’fyet kur iu tregova për higjienën n’tualete që ishte zero? Pa letra higjenike e sapun për duer! Juve që rrini kafiterive e komentoni, pse mua me fyet kur iu drejtova ministrit të shëndetsisë për këto që shifën?

Mos deshtët t’jeni ju kallauz?

Jo, unë s’u ankova për vete, bile e refuzova Dr. Sali Berishën, që kërkoi t’më trasferojnë n’Tiranë ose jasht shtetit, në shpenzimet e tija përsonale!

I thash jo, s’e përbuzi mundin e doktor Bahriut, Nazës e Vllaznimit, që kujdesën ditë e natë për pacientët. Unë baj qëndresë ndaj pushtetit e atyne që marrin 5 rroga e spitalin e lanë n’birën e fundit t’kavallit!

As për bukë s’u ankova, i thashë përgjegjësit me mua n’foto, qe sot erdhi e m’pyeti për ankesën.

Jo zotni, s’u ankova, por thashë asht pak t’kalohen 16 orë me nji ve, nji kos e nji kothere djath, prandaj familiarët sjellin qofte a byrek!

Jam gjeneratë e vitit t’urisë, e jam rritë tue i thanë nanës: A kemi bukë për darkë? E kur e shoh tue gjujtë bukën e zezë, (që mall me hangër e kam), m’vjen gjynah prej arave tona grunore!

Po, unë ankohem për t’pa vërtetat, t’pa drejtat, për rrenat, hajnitë e poshtërsitë që e katandisën kët vend. Por, kurrë për vetën s’ankohem, se gjithçka kam falë mërgimtarve, jo pushtetit, e analfabetët shpirtzi, s’mund t’i mbyllë me çels, andaj le t’vjellin helm sa të duan ndaj meje, se unë edhe i smutë flas!

Pulmologji, 19.05.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat