Ja çfarë ndikoi sipas Fuad Llunjit që Ulqini të ketë një para sezonë të suksesshme

Lajme

Ja çfarë ndikoi sipas Fuad Llunjit që Ulqini të ketë një para sezonë të suksesshme

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:29
Fuad Llunji

Kryetari i Asosacionit të Hoteleve dhe Apartamenteve në Ulqin Fuad Llunji tha se për një para sezonë turistike të suksesshme siç ishte kjo e këtij viti ka ndikur marketingu i mirë cili i është bërë qytetit të Ulqinit.  

Ai shprehet se pas pothuaj një viti e gjysëm ku çdo gjë ishte e mbyllur, janë mysafirët nga rajoni të cilët i kthyen gjallërinë Ulqinit.

Fuad Llunji shtoj se organizimi tradicional tashmë i Maj Festit, por edhe prezantimi i mirë i ofertës turistike nga ana e Organizatës Turistike të Ulqinit janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm në suksesin e kësaj para sezone.

Kryetari i Asosacionit të Hoteleve dhe Apartamenteve në Ulqin, tha se së bashku me Kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe drejtorin e Organizatës Turistike të Ulqinit do të jenë me 26 maj në Kosovë , ndërsa në fillim të muajit qershor në Sarajevë,  ku do të bëjnë prezantimin e ofertës turistike.

Sipas tij siç e dini vitin e kaluar ka pasë pandemi e cila ka kapluar tërë botën, ku edhe Ulqini si një qytet bregdetar turistik i varur nga sezona ka pasur pasoja të mëdha ekonomike.

"Nëse e dijmë që "Pas shiut gjithmonë del dielli" poashtu edhe" dallandyshet paralajmerojnë pranverën "kështu që Maifesti tashti tradicional këte vit sipas të dhënave ka pas më shumë se 10000 vizitorë prej rajonit e me shumë prej Kosovës", tha Llunji.

Ai tregoi se në pjesën e dytë të majit ne si Asociacion i Hoteleve dhe Apartamenteve së bashku me kryetarin e komunës si dhe drejtorin e Organizatës Turistike do të organizojmë një tryezë të rrumbullaktë ku edhe do ta prezentojme Ulqinin si dhe ofertën per sezonin 2021. 

Kryetar i Shoqatës të Hoteleve dhe Apratameneve të Ulqinit, tha se gjatë vizitës të interesuarit do të njoftohen me risitë dhe ofertat speciale që po pergaditen për sezonin veror 2021. Poashtu duhet të cekim që Mali i Zi ka marrë masa serioze drejt vaksinimit të popullsisë gjë që na lejon të shpresojmë që shumê shpejt do tê jetë e mundur të udhëtohet nga shtetet e Bashkimit Europian ku banon nje numër i konsiderueshëm i diasporës tonë. Duke u nisur nga vetë fakti që Ulqini dhe Mali i Zi po vazhdon të jetë deatinacion i sigurtë për puahuesit nga Kosova, shpresojmë që vizitat e tyre nuk do të mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat