​Banorët e Shipashnicës bllokojnë hyrjen e shkollës, policia përdor sprej

Lajme

​Banorët e Shipashnicës bllokojnë hyrjen e shkollës, policia përdor sprej

Më: 23 maj 2021 Në ora: 15:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e fshatit Shipashnicë e Poshtme e Komunës së Kamenicës kanë bllokuar këtë të diele hyrjen e shkollës, kjo me qëllim për të mos i lënë zyrtarët komunal që të vendosin inventarin për fëmijët parashkollorë.

Por situata është tensionuar, ku edhe është dashur ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tregon për KosovaPress se aty janë sulmuar edhe zyrtarët komunal dhe se për të ta futur situatën nën kontroll policia ka përdorur sprej.

“Ju njoftojmë se më 23 maj 2021 te shkolla fillore në fshatin-Shipashnicë e Poshtme komuna Kamenicë banoret e fshatit e kanë bllokuar derën e hyrjes së shkollës me qëllim për mos t’i lënë zyrtarët komunal qe të vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë. Ne vendin e ngjarjes janë tri patrolla policore të PK-së , mirëpo situata paraqitet e tensionuar. Aty janë mbledhur rreth 50 banor te fshatit ne shenje pakënaqësie ku me këtë rast janë sulmuar zyrtaret komunal , për ta futur situatën nën kontroll është përdorur edhe spreji nga ana e zyrtareve policore”, ka treguar Hashani për KosovaPress. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat