Kurz bisedon me Lajçak: Mbështetje dialogut Kosovë-Serbi

Lajme

Kurz bisedon me Lajçak: Mbështetje dialogut Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 24 maj 2021 Në ora: 12:49
Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz do të takojë sot në Bruksel në takimin e Këshillit të BE-së me të dërguarin e BE-së për dialogun Lajçak, ku sipas kabinetit të kreut të qeverisë austriake do i jap mbështetje vazhdimit të dialogut, njofton “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

"Bëhet fjalë për mbështetje angazhimit të dërguarit special Lajçak në përpjekjet në dialogun mes palëve sikurse edhe rreth vaksinimit ku BE ka dhuruar vaksina për Ballkanin” thuhet në njoftimin e kabinetit të Kurz.

Ky takim thuhet se do ketë lidhje edhe me hapjen e shpejtë të bisedimeve të bashkëngjitjes për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Austria angazhohet për përshpejtimin e procesit të ofrimit të shteteve të Ballkanit me BE.

Në javën që kaloi ministri i jashtëm austriak Aleksander Shalenberg, së bashku me kolegët slloven edhe çek Anzhe Logar dhe Jakub Kulhanek, qëndruan në Shqipëri e Maqedoni.

Me atë rast u paralajmërua ofrimi i Ballkanit në BE si një nga prioritetet kryesore të udhëheqjes sllovene me BE-në nga 1 korriku, gjë që do mbështetet edhe nga Vjena zyrtare.

Donacioni i vaksinave nga BE, për shtete e Ballkanit po bëhet përmes Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat