Sot duhet përfundojë hulumtimi në lokacionin Kizhevak afër Rashkës

Lajme

Sot duhet përfundojë hulumtimi në lokacionin Kizhevak afër Rashkës

Nga: F.B Më: 26 maj 2021 Në ora: 08:57
Ilustrim

Kreu i Komisionit për të pagjetur të Serbisë Odaloviç ka theksuar se hulumtimi për të pagjeturit nga Kosova gjatë konfliktit të armatosur, në lokacionin Kizhevak tek Rashka duhet të përfundojë sot, por nuk ka njoftuar për numrin e trupave të gjetur, shkruan Tanjug, transmeton “Bota Sot”.

Me këtë rast, sipas kumtesës nga Komisioni qeveritar për të pagjetur të Serbisë, sot atje do të qëndrojnë komisionet përkatëse për persona të pagjetur nga Kosova dhe Serbia.

Komisioni përkujton se procesi i eks-humimit në këtë lokacion ka filluar me 30 nëntor të vitit që shkoi bazuar në vendimin e komisionit për të pagjetur dhe grupit punues me urdhëresë të Gjykatës së lartë njësia për krime lufte në Beograd.

Pas një ndërprerje, procesi ka filluar sivjet me 5 maj. Mbetjet mortore të zbuluara në këtë lokacion do analizohen përmes ADN-së, nga Komisioni ndërkombëtar për persona të pagjetur, ndërsa hulumtimi në Kizhevak ka rëndësi të veçantë për familjet që ende nuk dinë fatit e familjarëve dhe të afërmve të vetë.

Ky lokacion ishte lëndë hulumtimi në 5 vjetet e shkuara sipas urdhrit të prokurorit për krime lufte.

"Pas shikimit arkeologjik-forenzik, antropologjik dhe autopsi-k të mbetjeve mortore të gjetura në lokalitetin Kizhevak, eks-humimi kryhet sot thuhet në kumtesë.

Krahas organeve përgjegjëse dhe hulumtuesve gjyqësor nga Serbia në lokacionin e hulumtimit ishin prezent edhe Komisioni ndërkombëtar për të pagjetur, EULEX, Mjekësia Ligjore nga Prishtina, vëzhgues dhe grupi punues i personave të pagjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat