Vuçiq pas takimin me patriarkun Porfirije: E njoftova me rreziqet e shumta dhe presionet që priten ndaj Serbisë

Lajme

Vuçiq pas takimin me patriarkun Porfirije: E njoftova me rreziqet e shumta dhe presionet që priten ndaj Serbisë

Nga: F. B. Më: 27 maj 2021 Në ora: 16:31
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas drekës me patriarkun Porfirije dhe peshkopët ku bisedoi për situatën në Kosovë theksoi se  e njoftoi kreun e SPC lidhur me rreziqet e shumta dhe presionet që priten ndaj Serbisë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Biseduam për çështje shumë me rëndësi për popullin tonë me të cilat po përballemi dhe ku mori pjesë edhe Dodik nga Srpska”, shtoi Vuçiq.

“Ishim të hapur dhe mendojë se jemi kuptuar mirë mes-vete. Kisha ka qëndrim se është me rëndësi uniteti i shtetit, popullit edhe kishës, për ne është me rëndësi që të kemi qëndrime sa më të afërta dhe që mund të ndajmë me përfaqësuesit e SPC, duke mirëkuptuar ndarjen e Kishës dhe shtetit dhe respektimin e sekularizmit” tha Vuçiq.

Njoftuam krerët e SPC se Serbia është më e fortë ekonomikisht se asnjëherë më parë dhe trendi vazhdon përderisa arrijmë të ruajmë paqen edhe stabilitetin në regjion.

“E njoftova patriarkun me rreziqet e shumta, në shumë takime me rëndësi që do kemi në periudhën e ardhshme para së gjithave lidhur me Kosovën. E pash se i befasoi reagimi grek” tha Vuçiq duke shtuar s padyshim do ketë shumë presione.

Lidhur me Srpska, ai tha se ata do kenë vazhdimisht mbështetjen e popullit tonë.

Ndërsa sa i përket ekonomisë rritja industriale është 35 për qind, përpunuese 42, kjo siguron të mira për qytetarët edhe paga më të mira, shtoi ai.

Vuçiq tha se thelbi i hapit të kryeministrit Kurti është “lojë” në të cilën gjithë kohën flet për trashëgimin kulturore dhe të Kosovës por jo serbe.

Këtë e tha duke komentuar dërgimin e letrës së Kurtit për abatin Janjiç ë manastirit të Deçanit, ku ai ia përkujton “përkushtimin e qeverisë s Kosovës për mbrojtjen e trashëgimisë së të gjitha bashkësive në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat