Kush është afaristi që po e dridh Turqinë?

Lajme

Kush është afaristi që po e dridh Turqinë?

Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:21
Sedat Peker

Sedat Peker, një biznesmen turk trazoi gjithë Turqinë me videot të cilat po i publikon kundër pushtetit turk.

Ai është në kërkim nga shteti por vendndodhja e tij nuk po dihet akoma.

Ai, dyshohet se tani po është në Dubai ndërsa ishte në Kosovë gjatë vitit 2019 dhe ai ka një leje qëndrimi të përkohshme deri më 29 dhjetor 2021.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Peker u takua me politikanë të Kosovës.

Fikrim Damka, udhëheqësi i Partisë Demokratike Turke në Kosovë, tani ministër i Zhvillimit Rajonal, pati takime me Sedat Peker.

Në vitin 2019, Peker vizitoi gjithashtu komunën e Mamushës, ku jetojnë kryesisht pjesëtarë të komunitetit turk., si dhe komunën e Hanit të Elezit, por asnjëra nga to nuk ishin në dijeni për të kaluarën e Peker dhe atë e pritën vetëm si mysafir.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat