Vuçiq: Tri ditët e ardhshme do jenë të vështira – kërcënon me tërheqje te njohjeve të Kosovës nga disa shtete

Lajme

Vuçiq: Tri ditët e ardhshme do jenë të vështira – kërcënon me tërheqje te njohjeve të Kosovës nga disa shtete

Nga: F. B. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 10:27
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se presionet ndaj Greqisë lidhur me pranimin e Kosovës ishin të pritshme, por vendi “vëlla”  shpreson mos të marr vendim të keq.

Vuçiq thotë se "Tri ditët e ardhshme do jenë të vështira” – kërcënon me tërheqje te njohjeve të Kosovës nga disa shtete", shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Me rëndësi mos të kemi panik, ne kemi parashikuar këto gjëra, së pari vendosën për zyrë tregtare , ndërsa tash do vendosin zyrë komunikimi, që për ne është e dhembshme, por shpresojmë mos të marrin vendim  të tillë”, tha Vuçiq.

"Presionet ishin të pritshme, kjo po ndodhë në kohën e vizitës së Lajçakut në Beograd dhe dy javë para vazhdimit të dialogut dhe e gjithë kjo nuk është rastësisht”, tha ai.

Ai ka fol edhe lidhur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

"Duhet Serbinë ta mbështesin për muri, por këto nuk janë presione vetëm lidhur me Kosovën, por që të ndalet zhvillimi i Serbisë dhe rritja ekonomike”, tha Vuçiq.

"Ne nuk kemi shpikur këto presione, po shohim zhvillimet. BE dhe ShBA po bëjnë presion dhe zgjidhja e tyre është njohja e Kosovës, ata nuk mërzitën nëse na fyejnë dhe akuzojnë”.

"Lajçak duhet të dëgjojë Berlinin dhe Parisin, Serbia është e mirë vetëm kur bëhet e dëgjueshme, si të forcohet Serbia, kjo nuk iu përgjigjet andaj sipas tyre duhet ndalet Serbia se po bëhet hegjemone”, tha Vuçiq.

Ai edhe ditë më parë pat paralajmëruar presione ndaj Serbisë lidhur me Kosovën por edhe ndaj vendeve tjera.

"Do të shihni se vende do të tërheqin njohjet. Pastaj do të shihni se një Serbi e vogël lufton si ‘miu në kënd’ si thotë një fjalë britanike, do luftojmë si dimë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat