Krimineli që imitoi fotografët para se t’i rikonfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm

Lajme

Krimineli që imitoi fotografët para se t’i rikonfirmohet dënimi me burgim të përjetshëm

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:30
Ratko Mlladiq

Duke imituar fotografët u shfaq optimist teksa u ulë në karrigen e gjyqit.

Por kokulur dhe pa emocione ish shefi ushtarak serb,  Ratko Mlladiq u pa kur gjyqtarja afrikane e Kombeve të Bashkuara  ia lexoi  aktgjykimin e fajësisë së tij.

Ajo mbështeti dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth tetë mijë burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë  por dhe krimeve të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-1995.

Kjo gjykatë refuzoi ankesat e mbrojtës së Mlladiqit pasi këta të fundit nuk arritën të dëshmojnë se atij në ndonjë rrethanë iu shkelen të drejtat e gjykimit.

Madje kryesuesja Prisca Matimba Myambe, u ndje mirë që Dhoma e Apelit ka arritur të konfirmojë fajësinë ish-gjeneralit serb për gjenocid në rastin e Srebrenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat