Policia e Kosovës ndalon vizitën e alpinistëve serbë dhe shqiptarë në Malet e Sharrit

Lajme

Policia e Kosovës ndalon vizitën e alpinistëve serbë dhe shqiptarë në Malet e Sharrit

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 09:49
Alpinistet

Policia e Kosovës nuk ka lejuar vizitën disa shoqatave të Alpinistëve, të cilët planifikonin të vizitonin Malet e Sharrit. Në mesin e tyre edhe alpinistë të ardhur nga Serbia.

Kjo është konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se ky vendim është marrë nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e vizitës së disa alpinistëve në Malet e Sharrit. Vendimi është marrë edhe për shoqatat e Alpinistëve nga Kosova edhe disa që kanë ardhur nga Serbia” ka thënë Veseli.

Në anën tjetër,  mediat serbe raportojnë se alpinistë nga Serbia dhe veriu i Mitrovicës kanë arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë, por janë ndaluar në Shtërpcë nga Policia e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Alpinizimit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.

“Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandati i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti I hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat