Aleksandër Vulin tash i “gjuhet” Behgjet Pacollit e Vlora Çitakut për Vidovdanin

Lajme

Aleksandër Vulin tash i “gjuhet” Behgjet Pacollit e Vlora Çitakut për Vidovdanin

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 13:57
Vulin

Aleksandër Vulini ka reaguar për debatin në Twitter, ku janë përfshirë ish-ambasadorja Vlora Çitaku dhe ish-ministri Behgjet Pacolli, ndaj një cicërime të Richard Grenell lidhur me ‘Vidovdanin’.

Grenelli përshëndeti datën e Vidovdanit duke folur për ‘heronjtë serbë’ të betejës, gjë që shtyu në reagimin e menjëhershëm të Çitakut por edhe të Pacollit. E në këtë debat, është përfshirë edhe Vulini duke thënë se ‘shqiptarët nuk kanë histori të veten, andaj mundohen ta vjedhin atë nga të tjerët’.

“Ai që nuk ka historinë e tij, mundohet ta vjedhë atë nga të tjerët. Kësaj here, shqiptarët vendosën ta vjedhin Betejen e Kosovës dhe të pajtohen që ata ishin kundër turqve në Gazimestan.

Nuk e di prej kah kanë ardhur në këtë përfundim Vlora Çitaku dhe Behgjet Pacolli. Ndoshta do të dëshironin të thonin se edhe Obiliqi është shqiptar, por kanë frikë se mos Erdogani do ta merrte këtë si personale. Nëse politikanët në Prishtinë besojnë në budallëqet e tyre, atëherë është e habitshme se si nuk ka një shtatore të Princit Llazar në Prishtinë”, ka thënë Vulini

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat