Rada Trajkoviç jep lajmin: Nga Gjermania ka arritur ekspertiza për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Lajme

Rada Trajkoviç jep lajmin: Nga Gjermania ka arritur ekspertiza për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Nga: F.B Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:05
Rada Trajkoviç

Kreu i Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova Rada Trajkoviç deklaroi se para dhjetë ditëve ka mësuar se “nga Gjermania ka arritur ekspertiza për përcaktimin e rrethanave dhe zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit", shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot” .

Këtë Trajkoviq e tha për gazetën “Danas” ku sqaroi se zbardhja e rrethanave të vrasjes së politikanit serb nga Kosova erdhi nga "qarqe ndërkombëtare".

Lidhur me lajmin që me vonesë shtatëditore u publikua në mediet serbe se gruaja e pakurorëzuar e Oliverit, Milena deputete në Kuvendin e Serbisë ka braktis mbledhjen e Kuvendit ku foli presidenti Vuçiq për shkak të pranisë së Milan Radoiçiçit të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ajo deklaroi se “është e shokuar”, por edhe se “e ka ditur se kjo do të ndodhë”.

Milena Popoviç dje ka deklaruar se ka arsye të cilat nuk dëshiron të komentojë dhe sqarojë dhe për të cilat “nuk dëshiron të ulet në hapësirat e njëjta me Radoiçiç.

“Hetimi i vrasjes së burrit tim është proces shumë i komplikuar, e di se organet tona hetuese punojnë në zgjidhjen e rastit dhe absolutisht besoj se herdo kur do të zbardhet dhe dihen urdhërdhënësit dhe kryesit e vrasjes së Oliverit”, tha ajo.

Ivanoviç me disa plumba të shkrepur u vra me 16 janar të vitit 2018 në veri të Mitrovicës para selisë së subjektit “Liria, Demokracia , Drejtësia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat