“Thaçi ju ka ofruar pasaportën e Kosovës, pasi keni lindur në Prizren”, kështu i përgjigjet Daçiq gazetarit shqiptar

Lajme

“Thaçi ju ka ofruar pasaportën e Kosovës, pasi keni lindur në Prizren”, kështu i përgjigjet Daçiq gazetarit shqiptar

Nga: G.B Më: 2 korrik 2021 Në ora: 10:36
Ivica Daçiq dhe Bahri Cani

Kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, është pyetur nga gazetari i DW, Bahri Cani, se a ka pasaportë të Kosovës, derisa ka lindur në Prizren.

Në një intervistë të gjatë për DW, ai ka thënë se nuk e ka.

“Nuk e kam. Unë nuk e njoh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Gazetari i ka thënë se ish presidenti Hashim Thaçi i kishte ofruar këtë pasaportë, pasi ka lindur në Prizren.

“Nuk ma ka ofruar zyrtarisht, kjo ka qenë më shumë vetëm për media... Por vërtet mendoj se qytetarët tanë duhet t'i lënë temat politike për diskutime politike, ndërsa jeta duhet të ketë rrjedhën e jetës së tyre normale”, është përgjigjur Daçiq.

Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa ka thënë se duhet t’i jepet Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat