PDK me kryetari të ri, çka po ndodh te shtëpia e Thaçit?

Lajme

PDK me kryetari të ri, çka po ndodh te shtëpia e Thaçit?

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 10:57
Shtëpia e Thaçit

Partia Demokratike e Kosovës po e mban Konventën 10-të ku do të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

Kandidat i vetëm për këtë post është Memli Krasniqi.

Kjo është Konventa e parë që po mbahet pa dy liderët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime të luftës.

Një ekip i gazetarëve po qëndron tek shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi, në Burojë të Skënderajt.

Aktualisht po mbretëron qetësi dhe nuk ka ndonjë lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat