Politikani boshnjak reagon për miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Kuvendi i Kosovës

Lajme

Politikani boshnjak reagon për miratimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Kuvendi i Kosovës

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:18
Sulejman Ugljanin

Kryetari i Partisë i Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për dënimin e Gjenocidit në Srebrenicë nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Ugljanin ka shkruar se partia e tij shpreh respektin për qytetarët e Kosovës dhe Parlamentin që miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

“Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut që për më shumë se tri dekada përmes institucioneve të sistemit përfaqëson interesat e qytetarëve të Sanxhakut në Serbi shpreh mirënjohje dhe respekt për qytetarët e Republikës së Kosovës pasi institucioni më i lartë përfaqësues i tyre miratoi rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë”.

Image

Ugljanin postimin e bëri në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat