“Heroi i Koshares!”/ Çun Lajçi me fjalë të mëdha për Anton Qunin

Lajme

“Heroi i Koshares!”/ Çun Lajçi me fjalë të mëdha për Anton Qunin

Nga: N.Sh Më: 7 korrik 2021 Në ora: 18:56
Çun Lajçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh nënkryetar i këtij subjekti, Anton Quni kishte pësuar një infarkt në zemër disa ditë më parë.

Ai publikisht kishte falënderuar doktorin që ia shpëtoi jetën.

Pas infarktit në zemër, raportohet se Quni ka vendosur edhe stendat.

Pas këtij komplikimi me zemër të Qunit, ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo e ka forcuar edhe më shumë deputetin e LDK-së.

Lajçi shkruan se Quni i duhet Kosovës dhe familjes së tij.

Ai i ka uruar jetë të lumtur.

Postimi i plotë:

Anton Quni

E mora vesh vonë, se t’kishte tradhëtua për nji çast zemra, se t’kishte sprovua i madhnishmi, por s’ta kishte këputë penin e jetës.

Përkundrazi, t’kishte forcua e prap t’kishte kthye ndër ne!

I falem Zotit që t’shpetoi e doktorit që t’ofroi ndihmë!

Anton Quni, i duhesh këtij populli,

familjes e neve që të duem!

Jetë të lumtun paç edhe 100 vjet o heroi i Koshares!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat