Kush është i riu që dyshohet për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Lajme

Kush është i riu që dyshohet për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:48
Ilustrim

Driton Salihu, 49-vjeçar, nga Mitrovica ka vdekur pasi u plagos me armë zjarri pas mesnate në Mitrovicë.

Ndërsa i plagosur mbeti edhe vëllai i tij, Jeton Salihu 52-vjeçar, i cili po trajtohet në QKUK pas lëndimeve të marra.

Mësohet se i dyshuar për vrasjen e rëndë në Mitrovicë është Fitim Vatovci, i njohur si “Laka”, i cili gjendet akoma në arrati.

“Laka”, sipas sinjalizuesve në Mitrovicë, njihet për sjellje problematike.

Përveç tij, Policia e Kosovës është në kërkim edhe të një të dyshuari tjetër, i cili po ashtu gjendet në arrati.

Në vendin ku ndodhi vrajsa, Policia ka gjetur 4 gëzhoja dhe një predhë të plumbit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat