Vuçiq do të shpallet qytetar nderi i Zveçanit

Lajme

Vuçiq do të shpallet qytetar nderi i Zveçanit

Nga: F.B Më: 12 korrik 2021 Në ora: 14:29
Aleksander Vuçiq

Me rastin e ditës së qytetit të Zveçanit mësohet se presidenti i Serbisë Vuçiq do të shpallet qytetar nderi i Zveçanit, për shkak të kontributit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Kosovës , shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ndërkohë që thuhet se paketën për qytetar nderi në emrin e presidentit Vuçiq do ta pranojë drejtori i zyrës së ashtuquajtur të Kosovës Petkoviç.

Ceremonia e shpalljes do të zhvillohet sot, ndërsa në arsyetimin për dhurimin e një titulli të këtillë është shkruar se kjo bëhet për angazhimin dhe përkushtimin e Vuçiq për mbrojtjen e ruajtjen e Kosovës, investimet e shumta posaçërisht në Zveçan.

Si mësohet publikimi për vetë titullin do të bëhet në shënimin e ditës së komunës së Zveçanit, ndërsa plaket dhe çelësi për titullin qytetar nderi do i dorëzohet Petkoviçit.

Titullin qytetar nderi i Zveçanit, para Vuçiqit i është ndarë teistit Gjokoviq, Marko Gjuriqit dhe presidentit rus Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat