Pësoi sulm në zemër, pasi shikoi ndeshjen Angli-Itali

Lajme

Pësoi sulm në zemër, pasi shikoi ndeshjen Angli-Itali

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 10:32
Chris Walker

Një burrë që pësoi sulm në zemër pasi shikoi Anglinë duke mposhtur Ukrainën në çerek finale ka falënderuar mjekët që i shpëtuan jetën.

Chris Walker, 64 vjeçar, nuk mendon se ndeshja ishte arsyeja që pësoi sulm, por ai kishte parë lojtarët e Gareth Southgate atë natë. Tani në rrugën e rimëkëmbjes, ai po i nxit të tjerët të kontrollohen menjëherë nëse ndiejnë dhimbje ose shqetësim në gjoks.

“Sipas mendimit, nuk kishte asnjë lidhje me ndeshjen e futbollit, unë jam gjallë falë mjekëve. Jam i lumtur që s’kishte asgjë serioze, por ishte sulm në zemër dhe njerëzit duhet të kontrollohen nëse përjetojnë të njëjtat dhimbje gjoksi si unë”.

Kur Chris shkoi për të fjetur të shtunën më 3 korrik, ai e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull.

Ai tha: “Shkova në shtrat dhe kisha dhimbje në mes të gjoksit, kam përjetuar shqetësime të mëdha dhe arrita të bëj pak gjumë. Por e dija që diçka s’po shkonte, dhe shkova për t’u kontrolluar të dielën”.

Pas kontrollit, kardiologët gjetën se Chris kishte tre arterie të bllokuara dhe i thanë se kishte nevojë për një trajtim të shpejtë. Ai më pas bëri një operim për t’i hapur arteriet e tij.

“Ndihem me fat që u ngrita dhe u largova nga spitali mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat