Ramiz Kelmendi u del në ndihmë Deçanasve, ua dërgon një maune me ujë të pijes

Lajme

Ramiz Kelmendi u del në ndihmë Deçanasve, ua dërgon një maune me ujë të pijes

Nga: M.L. Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:55
Ramiz Kelmendi

Afaristi i njohur dhe ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi njoftoi sot se bashkë me kompaninë e tij do ta dërgojnë një maune me ujë për qytetarët e komunës së Deçanit, të cilët po përballen me një helmim që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijshëm i ujësjellësit.

|”'Elkos Group' ka ofruar mbështetje për Qytetarët e Deçanit.

Në bashkëpunim me Shtabin Emergjent të komunës, fillimisht mbështesim me një maune ujë të pijes.

Në varësi të nevojave dhe gjendjes së qytetarëve mbështetja do të vazhdojë. Të prekurve, shërim sa më të shpejt! Me respekt; Ramiz Kelmendi - President i 'Elkos Group-Etc”, shkroi Kelmendi në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe , sipas QKMF-së në Deçan, në 24 orët e fundit janë gjithsej 310 pacientë me simptoma të njëjta siç kanë qenë ditëve përpara, ndërsa që nga data 10 korrik deri më 14 janë gjithsej 1062 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat