Serbia e tmerruar, tani akuzojnë Gjermaninë: Po dërgon sasi të mëdha armatimi në Kosovë

Lajme

Serbia e tmerruar, tani akuzojnë Gjermaninë: Po dërgon sasi të mëdha armatimi në Kosovë

Nga: F.B Më: 14 korrik 2021 Në ora: 12:10
Ushtria e Kosovës

Ka rrjedhur në opinion letra e prodhuesit të njohur të armatimit “Hekler dhei Koh”, ku konfirmohet një tjetër pako dërgese për Kosovën që është hipokrizi, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, duke e vlerësuar se këto janë veprime kontradiktore të Gjermanisë në Kosovë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Berlini sipas Zaharova, nga njëra anë tërheq vërejtjen prej krimit të organizuar në Kosovë, ndërsa nga ana tjetër dërgon sasi të mëdha armatimi atje.

Ajo në profilin e saj në “Telegram” ka shkruar se në media u zbulua letra e prodhuesit gjerman të armatimit “Hekler dhe Koh” dhe Këshillit federal të sigurisë së Gjermanisë për planet që në Kosovë të dërgohen edhe një sasi e armës automatike në vlerën gjysmë milion euro.

Image
Maria Zaharova

“Përsëris ‘edhe një kontingjent’ që do të thotë se nuk është dërgesa e parë e armëve”, tha për “Sputnjik”, Zaharova.

Sipas saj, nga ana tjetër ministria e jashtme gjermane në rekomandimet për vizita në vendet tjera për Kosovën shkruan se atje ka krim të organizuar, se në duar të njerëzve privat janë mijëra armë jo-legale dhe se faktorët e kufizimit të tyre janë të ulëta.

Këtë përshkrim të gjendjes, Zaharova e vlerëson absolutisht korrekt, duke shtuar se regjionin kriminal e quajnë “vend të mundësive” apo “vrimë të zezë”.

“Kjo ndodhë shpesh, kur me ndihmën e mbështetësve perëndimor qëllimisht me synim pa ansjë bazë shteti sovran i nënshtrohet copëtimit”, tha ajo.

Zaharova ka vlerësuar se gazetarët e gazetës gjermane “Nojes Duetchland”, kanë gjetur gjurmë “të ndarjes së personaliteteve në pushtetin e vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat