Ja me kë u taku Aleksandër Vuçiq, para takimit me Kurtin në Bruksel

Lajme

Ja me kë u taku Aleksandër Vuçiq, para takimit me Kurtin në Bruksel

Nga: F.B Më: 16 korrik 2021 Në ora: 12:39
Harçenko dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksanër Vuçiq ka takuar sot ambasadorin rus në Serbi, Harçenko me të cilin bisedoi rreth procesit të dialogut dhe bashkëpunimin bilateral, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

Në njoftimin rreth këtij takimi, thuhet se presidenti Vuçiq dhe ambasadori Harçenko kanë biseduar për dialogun, raportin mes dy vendeve por edhe për projektet që po zhvillohen në Serbi, përfshirë ndërtimin e hekurudhës mes Stara Pazovës dhe Novi Sadit dhe procesit të finalizimit të punimeve që shkojnë sipas dinamikës së planifikuar, thuhet në kumtesën e shërbimit për bashkëpunim me medie.

Tanjug njofton se bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer edhe mendimet për një varg të çështjeve regjionale edhe globale.

Vuçiq njoftohet se ka informuar ambasadorin e Federatës Ruse lidhur me gjendjen në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe qëndrimet e Beogradit para raundit të ri të bisedimeve të përcaktuar për të hënën me 19 korrik në Bruksel.

Ai ka përsëritur qëndrimin tashmë të shprehur shumë herë për falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Federatës Ruse për mbështetjen në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit.

Bashkëbiseduesit mësohet të kenë diskutuar edhe rreth situatës shëndetësore në Rusi dhe në Serbi në kuadër të angazhimit për luftimin e pandemisë Covid-19, duke shprehur shqetësimin për rritjen e sërishme të numrit të prekurve dhe bindjen se me rritjen numrit të personave të vaksinuar, numri i të prekurve të ndalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat